Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Goditet një rast i mitdhënies në Tepelenë

Goditet një rast i mitdhënies në Tepelenë
October 14
09:08 2016

Nga Anduena Llabani

Arrestohet në flagrancë një drejtues mjeti, pasi tentoi t’i jepte para punonjësit të policisë për të mos marrë masë administrative.

Nga Specialistët e Sektorit të Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit:

Anesti Mërkuri, banues në Sarandë (taksist).

Ky shtetas u arrestua pasi:

Në vendin e quajtur “Ish-Fabrika e Fosforit”, në aksin rrugor Tepelenë-Krahës, është ndaluar nga patrulla e policisë rrugore Tepelenë për arsye se, duke drejtuar mjetin e tij tip “Mercedez”, me targa AC 482 T (taksi), ka bërë parakalim të gabuar.

Në momentin e ndalimit ky shtetas ka tentuar t’i japë një shumë parash punonjësit të policisë rrugore për të mos marrë masë administrative.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprën penale “Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”./Blitz.al/

Shperndaje