Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Goditet nga motori i ujit pushuesi belg në Velipojë

Goditet nga motori i ujit pushuesi belg në Velipojë
August 04
20:44 2016

Një tjetër incident me mjetet lundruese është shënuar ditën e sotme. Mësohet se një pushues është goditur nga një motor uji në Velipojë. Konkretisht, ai është rrëzuar nga motori i ujit dhe është plagosur në kokë.

Pushuesi i lënduar është identifikuar si Nasim Benhadou 27 vjeç, nga Belgjika. Ai është dërguar menjëherë në spital, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Burime të Policisë së Shkodrës shprehen se 27-vjeçari belg ka qenë duke bërë xhiro, është penguar dhe rrëzuar nga motori. Ato theksojnë se i lënduari nuk ka shprehur ndonjë pretendim apo kallëzim. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje