Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Goditën punonjësit e policisë, katër të arrestuar

Goditën punonjësit e policisë, katër të arrestuar
August 13
17:13 2016

Katër persona janë vënë në prangat e policisë pas dhunës së ushtruar ndaj efektivëve të Policisë Bashkiake të Tiranës. Ngjarja ka ndodhur teksa policët ishin duke kryer detyrën për lirimin e hapësirave publike.

Janë vënë në pranga 4 shtetas, ndër ta edhe një 17-vjeçar. Në njoftimin e saj, policia bën me dije se konflikti ndodhi pasi njëri prej shtetasve, i cili kishte zënë hapësirën publike me biznesin e tij, kundërshtoi lirimin e saj.

Njoftimi i policisë:

Sot, më datën 13.08.2016, u bë arrestimi në flagrancë i i shtetasve:

1. Jetmir Deda, 41 vjeç, lindur në Dibër dhe banues  në Tiranë.

2. Naim Sula, 29 vjeç, lindur në Kukës dhe banues  Tiranë.

3. Admir Strazimiri, 40 vjeç, lindur në Dibër dhe banues Tiranë.

4. E. D, 17 vjeç ,lindur në Dibër dhe banues në Tiranë.

/Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje