Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Goditen dy raste të tjera mitdhënieje në aksin Korçë-Pogradec

Goditen dy raste të tjera mitdhënieje në aksin Korçë-Pogradec
October 14
10:24 2016

Nga Anduena Llabani

Arrestohen në flagrancë dy drejtues mjeti, pasi për të shmangur masën administrative dhe kontrollin e dokumentacionit, u ofruan ryshfet punonjësve të policisë rrugore.

Nga specialistët e Seksionit kundër Korrupsionit në DVP-Korçë u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

  • Sulejman Cycllari, 54 vjeç, banues në fshatin Porodinë dhe
  • Ardian Ravolli, 47 vjeç, banues në fshatin Barç, Korçë.

Në aksin rrugor Korçë-Bilisht, shtetasi Sulejman Cycllari, duke udhëtuar me automjetin e tij tip “Mercedes-Benz”, me targa KO 2091 B, është ndaluar nga punonjësit e policisë rrugore, për mospërdorim të sinjalizimit pamor. Ky shtetas u ka ofruar 500 lekë këtyre të fundit për të shmangur ndëshkimin me masë administrative për shkeljen e bërë.

Ndërsa shtetasi Ardian Ravolli, në hyrje të qytetit të Pogradecit, pranë vendit të quajtur “Enkelana”, duke udhëtuar me automjetin tip “Mercedes-Benz”,me targë KO 9649 B, u ka ofruar 500 lekë punonjësve të policisë, për të shmangur kontrollin e dokumentacionit.

Materialet në ngarkim të tyre u kaluan prokurorive të rretheve gjyqësore Korçë dhe Pogradec, për veprën penale: “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike” parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal./Blitz.al/

Komento
Shperndaje