Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjysmë ton hashash në Korfuz, policia greke: Gomonia mund të ketë hyrë në ujërat shqiptare

Gjysmë ton hashash në Korfuz, policia greke: Gomonia mund të ketë hyrë në ujërat shqiptare
April 13
11:14 2016

Një sasi e madhe droge është gjetur dhe sekuestruar në Korfuz nga policia greke, e cila ka deklaruar se bëhet fjalë për gjysmë ton hashash, konkretisht 551 kilogramë drogë. Lënda narkotike u gjet gjatë fundjavës e shpërndarë përgjatë bregdetit të ishullit. Mediat greke raportuan se gjatë të premtes, policia pikasi një skaf me dy persona në bord që po vinte nga Italia.

Sipas policisë greke, skafi kishte si destinacion Korfuzin ose Shqipërinë. Gjatë kontrollit të ushtruar, u gjet fillimisht një qese me 48 kg hashash e më pas 4 pako me 30 kg hashash. Pasditen e djeshme u zbuluan 19 qese të fshehura që kishin brenda 253 pako me peshë 466 kg hashash. Në vijim të kontrolleve u zbuluan 22 pako kanabis me peshë 26 kg. Pas peshimit, rezultoi se e gjithë droga peshonte 551 kilogramë.

Etiketimet
Shperndaje