Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjyshërit e duan “murgeshë”, vajza 17-vjeçare ka një mesazh për ta

Gjyshërit e duan “murgeshë”, vajza 17-vjeçare ka një mesazh për ta
May 07
13:49 2017

Kristi ka ftuar sot gjyshërit e saj, Jahon dhe Asimen, në rubrikën “Ka një mesazh për ty” në “E diela shqiptare”, moderuar nga Ardit Gjebrea, pasi ata e detyrojnë të sillet si vajzë fshati.

Kristi, 17-vjeçarja nga Mbrakulli i Beratit, rrëfen se prindërit e saj emigruan në Greqi kur ajo ishte vetëm 1 vjeçe, ndaj ajo u rrit me gjyshërit. Kur Kristi ishte 7 vjeçe, prindërit e saj u rikthyen dhe u shpërngulën në Tiranë për rreth 10 vite. Por ata shkuan sërish në Greqi dhe gjyshërit e saj nuk e lejuan Kristin të shkonte me ta sepse nuk dëshironin që ajo të ndërpriste studimet.

Kristin e shqetëson fakti që duhet të sillet si vajzë fshati, gjë që gjyshërit e imponojnë ta bëjë sepse nuk duan që njerëzit ta paragjykojnë.

“Duan të më shikojnë si murgeshë, me gjëra të gjata”.

Jaho dhe Asime pranojnë ftesën për të qenë pjesë e rubrikës “Ka një mesazh për ty” dhe vijnë në studion e “E diela shqiptare”. I pyetur nga Arditi se kush mendon se mund t’ua ketë bërë këtë surprizë, Jaho thotë se ka 6 fëmijë, 6 nipër e 5 mbesa, ndaj nuk e di se kush mund të jetë. Në ekranin e murit ndarës shfaqet Kristi, e cila ka një mesazh për ta.

Kristi – Gjyshi, nëna, dua t’ju kërkoj falje nëse ju kam mërzitur këto muaj. Por unë e di shumë mirë që ju më kuptoni dhe unë ju kuptoj sepse nuk është e lehtë.

Jaho – Ne të falënderojmë për këtë surprizë që na ke bërë dhe ne jemi munduar që të të ndihmojmë sa më shumë që ti të vazhdosh shkollën.

Arditi ngacmon gjyshërit e Kristit, duke u thënë se ajo do të bëhet modele për një sfilatë të brendshmesh. Ndërsa Kristi u thotë se nuk do që të përshëndesë të gjithë njerëzit e fshatit, vetëm ata që e kanë respektuar dhe se Asimja nuk duhet të ndërhyjë në përzgjedhjen e veshjes së saj.

Asime – I kam thënë të veshë rroba serioze se është ftohtë, jo se e them unë.

Arditi – Do ta martojmë në fshat apo në qytet?

Asime – Jo, në fshat nuk e martoj unë.

Arditi – Ta martojmë jashtë shtetit më mirë?

Jaho – Ku të jetë kismeti. Nuk i dihet fatit të vajzës, mund të jetë edhe jashtë shtetit.

Kristi – Ëëë… jashtë shtetit. Këtu ka një kleçkë gjyshi. Kam një hallë që jeton në Itali dhe pronari i saj është italian. Ai ka një djalë dhe gjyshi do shumë që të më shikojë me atë.

Jaho – Ajo e di vetë, nuk i ndërhyjmë ne.

Kristi përqafon gjyshërit e saj, duke na treguar se edhe pse mund të kenë mendime të ndryshme me njëri-tjetrin, dashuria do t’i bashkojë gjithmonë./tvklan.al

 

Shperndaje