Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjyqtarja Majlinda Andrea e akuzuar për korrupsion, kthehet nga Italia pa bashkëshortin

Gjyqtarja Majlinda Andrea e akuzuar për korrupsion, kthehet nga Italia pa bashkëshortin
July 18
14:42 2016

Ditën e premte lajmi i largimit nga vendi i Gjyqtares Majlinda Andrea pas akuzës nga Prokuroria e Përgjithshme për korrupsion, u komentua gjatë në median sociale(lexo këtu).

Andrea është akuzuar nga Prokuroria për një rast korrupsioni me vlerën e 50 mijë eurove për një vendim gjykate për pronat në jug të vendit por thuhej se është paralajmëruar për këtë masë kundrejt saj. Gjyqtarja menjëherë është larguar bashkë me familjen drejt Italisë. Ajo është pezulluar nga detyra vetëm pak ditë më parë, pasi mori 50 mijë Euro për të dhënë një vendim për një tokë në Sarandë në favor të tre personave.

Bashkëshorti i saj Odhise Andrea  është këshilltar në Komisionin e Sigurisë Kombëtare pranë Kuvendit dhe është gjithashtu i përfshirë në këtë ngjarje. Ndaj tij është vendosur masa e sigurisë arrest me burg. Mësohet se gjyqtarja e Gjykatës së Lartë Majlinda Andrea u kthye nga Italia me tragetin e linjës Bari-Durrës.

Shperndaje