Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjyqtari Gerd Hoxha denoncon ngërçin ligjor, pezullon gjykimin e çështjes

Gjyqtari Gerd Hoxha denoncon ngërçin ligjor, pezullon gjykimin e çështjes
September 05
15:38 2016

Nga: Anduena Llabani

Vonesa në marrjen e akt-ekspertizës nga laboratori i policisë shkencore për një çështje gjyqësore ka detyruar kreun e Unionit të Gjyqtarëve, Gerd Hoxha, t’u drejtojë një apel ministrit Tahiri, kreut të Policisë së Shtetit dhe KLD-së të marrin masa për zgjidhjen e çështjes.

“Përgjigjja e laboratorit të policisë shkencore është se nuk janë paguar lekët nga gjykata, por në dijeninë time lekët janë paguar”.

Sipas gjyqtarit, çështja gjyqësore është shtyrë dy herë për këtë arsye dhe tani i akuzuari rrezikon të lihet i lirë për shkak të shkeljes së afateve.

Bëhet fjalë për një çështje incesti, ku i pandehuri i çështjes i arrestuar në nëntor të vitit të kaluar, kishte abuzuar seksualisht me vajzën e tij, për një vit radhazi./Blitz.al/

Komento
Shperndaje