Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjyqtarët e anti-korrupsionit dhe familjarët e tyre do të përgjohen 24 orë

Gjyqtarët e anti-korrupsionit dhe familjarët e tyre do të përgjohen 24 orë
August 22
09:37 2016

Sipas prijektligjit në diskutim për organizimin dhe funksionimin e intitucioneve ndaj luftës së korrupsionit dhe krimit të organizuar , parashikohet që gjyqtarët dhe prokurorët do të përgjohen gjatë 24 orëve.  Pjesë e këtyre përgjimeve do të jenë edhe të afërmit e tyre.

“Panorama” shkruan se është parashikuar një strukturë e brendshme që do të përgjojë bisedat telefonike të prokorëve  dhe gjyqtarëve dhe personi i autorizuar për të përgjuar do të jetë pjesë e Byrosë Kombëtare të Hetimit.

Po ashtu, listës së personave nën survejim mund t’i shtohen dhe të afërmit e gjyqtarëve, të cilët dyshohet se janë pjesë e akteve korruptive. Informacionet e përgjuara dhe shënimet me ligj duhet të shkatërrohen brenda 3 ditëve, por me një urdhër prokurori ato mund të cilëson si prova.

Oficeri i mbikëqyrjes do të përgjojë dhe të afërmit të prokurorëve dhe gjyqtarëve të SPAK, të cilët do të japim pëlqimin për të qenë nën kontroll. Po ashtu, listës së personave nën survejim mund t’i shtohen dhe të afërmit e gjyqtarëve, të cilët dyshohet se janë pjesë e akteve korruptive. Informacionet e përgjuara dhe shënimet me ligj duhet të shkatërrohen brenda 3 ditëve, por me një urdhër prokurori ato mund të cilëson si prova./Blitz.al/

Shperndaje