Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjyqi ndaj Prengës, dëshmon shefi i teknologjisë: Kamerat e komisariatit ishin të fikura

Gjyqi ndaj Prengës, dëshmon shefi i teknologjisë: Kamerat e komisariatit ishin të fikura
April 25
12:36 2016

Në procesin gjyqësor zhvilluar ndaj deputetit Armando Prenga në Gjykatën e Lartë, ka dhënë dëshminë së fundmi edhe shefi i Teknologjisë në Drejtorinë e Policisë Lezhë, Rasim Bërcaj. Sipas tij, kamerat e komisariatit kanë qenë të fikura dhe asgjë nuk është filmuar, ndërkohë që nuk e di se kush i ka fikur.

Sot ka dëshmuar edhe Bujar Hadëraj, ndërkohë që priteshin për të dhënë dëshminë e tyre edhe Ndue Cuni dhe Ylli Vata që nuk janë paraqitur në Gjykatën e Lartë.

Seanca e radhës pritet të zhvillohet më 16 maj.

Etiketimet
Shperndaje