Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjykatave e Krimeve të Rënda cakton datën e gjyqit për Kelment Balilin

Gjykatave e Krimeve të Rënda cakton datën e gjyqit për Kelment Balilin
February 08
14:32 2019

Gjykata për Krimet e Rënda ka caktuar datën 25 shkurt ora 10:00 për seancën e parë të gjykimit ndaj Kelment Balilit, i cilësuari si “Eskobari i Ballkanit”.

Sipas Ballkanweb, mbi Balilin rëndojnë akuzat për “trafik të narkotikeve”, “grup të strukturuar kriminal”, “mosdeklarim të pasurisë” dhe “pastrim parash”.

Treshja gjykuese e përcaktuar përmes shortit do të kryesohet nga Flora Hajredinaj dhe dy gjyqtarë të tjerë Liliana Baku dhe Ardit Mustafai.

Pak ditë më parë avokati i Balilit, Theodhori Sollaku dorëzoi një kërkesë për gjykim të shkurtuar, por seanca e parë tek Kriemt e Rënda u ndërpre me pretendimin se Balili ka dashur që ta bëjë personalisht këtë kërkesë.

Dorëzimi i Klement Balilit ndodhi pikërisht në momentin kur dhe Prokuroria për Krimet e Rënda sapo ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar dosjen për gjykim./Blitz.al/

Komento
Shperndaje