Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjykata vendos gjykim të shkurtuar për prokurorin Haxhi Giu

Gjykata vendos gjykim të shkurtuar për prokurorin Haxhi Giu
April 15
16:15 2016

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur gjykim të shkurtuar për prokurorin Haxhi Giu, i akuzuar për veprën penale korrupsion pasiv pasi ka marrë 29 mijë euro për ndryshim akuze.

Gjykata ka vendosur edhe për Aleks Shporin, i konsideruar si bashkëpunëtor në krim me Shporin nën akuzën për korrupsion aktiv. Paratë janë marrë nga vëllai i të arrestuar me qëllim uljen e dënimit të personit të akuzuar për lëndë narkotike.

Prokurori akuzohet për korrupsion të funksionarëve të lartë të drejtësisë ku si provë materiale konsiderohen përgjime telefonike dhe ato filmike.  Ai njihet gjithashtu dhe si hetues i vrasjes së Adem Hajdarit  në vitin 1998.  Trupa gjykuese e Krimeve të Rënda ka caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg”. Edhe Apeli e la në fuqi këtë vendim.

Shperndaje