Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjykata, sistemi audio mban peng proceset gjyqësore. Rebelohen të pandehurit: Nuk dëgjojmë ç’bëhet në sallë

Gjykata, sistemi audio mban peng proceset gjyqësore. Rebelohen të pandehurit: Nuk dëgjojmë ç’bëhet në sallë
September 14
14:21 2016

Nga Anduena Llabani

Një ditë pasi Mark Frroku lëshoi batutën e radhës në kafazin e xhamit  se nuk dëgjonte se çfarë thoshin dëshmitarët kundër tij në sallën e gjyqit, reagon gjykata e Tiranës. Më shumë se dy procese gjyqësore janë anuluar pasi sistemi i fonisë në salla është ende jashtë funksionit.

Sipas një njoftimi zyrtar, ky sistem përfundon së instaluari ditën e nesërme, si pjesë e një investimi që zëvendësoi konstruksionin me hekura në atë me xham.

“Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, në kuadër të plotësimit të standardeve europiane në respektim të të drejtave të njeriut mbi gjykimin e personave të arrestuar ose ndaluar, ka kryer një investim në vlerën e 918.570 lekëve me TVSH duke kryer rikonstruksionin total të kafazeve ekzistuese të dhomës penale dhe civile të kësaj gjykate nga konstruksioni me hekura në atë me xham.

Ky investim është bërë edhe në respektim të një prej rekomandimeve të CEPEJ në raportin e fundit për gjyqësorin shqiptar.

Në kuadër të këtij investimi, sqarojmë se sistemi i fonisë dhe  dëgjimit nga kafazet me xham përfundon instalimin total  ditën e nesërme më datë 15.09.2016 për të katër kafazet prej xhami, tre në dhomën penale dhe një në dhomën civile”./Blitz.al/

Shperndaje