Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjykata merr vendimin për rikthimin e deputetit të PDIU në Kuvend!

Gjykata merr vendimin për rikthimin e deputetit të PDIU në Kuvend!
February 02
11:42 2019

Gjykata Administrative ka rrëzuar padinë e deputetit të PDIU Aqif Rakipi ndaj KQZ-së pas vendimit për ta shkarkuar si subjekt i dekriminalizimit. Rakipi e cilësoi të padrejtë shkarkimin dhe kërkoi rikthimin e mandatit.

Por siç raporton Ballkanweb, Gjykata e ka cilësuar të drejtë vendimin e KQZ duke argumentuar se deputeti Rakipi fshehu problemet me drejtësinë që kishte në Itali. Në vendim thuhet se Gjykata Administrative e Shkallës së Parë vendos rrëzimin e padisë dhe se kundër këtij vendimi lejohet ankim brenda 15 ditëve në Gjykatën Administrative të Apelit Tiranë. Vendimi është dhënë më 17 dhjetor të vitit 2018.

Në qershor të vitit të kaluar KQZ miratoi me 5 vota pro për heqjen e mandatit të Rakipit, sipas kërkesës së Prokurorisë në kuadër të ligjit për dekriminalizimin.
Në raportin e Prokurorisë shkruhej se deputeti Aqif Rakipi është ndaluar në Itali për vjedhje në 3.11.1998 nën emrin Skënder Ejylbegaj dhe këtë ai s’e ka deklaruar në formularin e vetëdeklarimit./Blitz.al/

 

foto galeri
foto galeri
foto galeri

Komento
Shperndaje