Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjykata merr vendim, të pandehurit falen në bodrumin e gjykatës

Gjykata merr vendim, të pandehurit falen në bodrumin e gjykatës
November 30
15:17 2016

Nga:  Anduena Llabani

9 të pandehurit e procesit të bujshëm për rekrutim të shqiptarëve drejt Sirisë kanë kthyer Gjykatën e Krimeve të Rënda në vend falje.

Ata janë shqoëruar në bodrumin e gjykatës për të kryer ritin e faljes, ndërkohë që trupi gjykues i çështjes ishte terhequr për vendim në dhomën e këshllimit.

Edhe pse të pandehurit janë sjellë nën masa të rrepta sigurie në orën e caktuar, 13.00, trupi gjykues i çështjes në Gjykatën e Apelit për Krimet e Rënda, nuk është paraqitur në sallë.

Madje të pandehurit, dhe palët në gjykim, nuk kanë mundur të kenë asnjë informacion për orën e shpalljes së vendimit.

As toga e shoqërimit që bënë ruajtjen fizike të të pandehurve në sallë, nuk ka asnjë kontakt me trupin gjykues i cili, pretendon se është tërhequr për vendim në dhomën e këshillimit.

Vendimi u shpall në orën 16 :00. Gjykata e shkallës së dytë për krimet e renda la në fuqi vendimet e dhëna më parë, ndërsa ndryshojnë dënimin për tre nga 9 të pandehurit, dy prej të cilëve përfituan uljen e 1/3 së dënimit pasi kanë pranuar gjykimin e shkurtuar .

Ndaj tyre gjykata e shkallës së parë për Krimet e Rënda dha 126 vite burg.

Të pandehurit e këtij procesi akuzohen për rekrutim të shtetasve shqiptare drejt vendeve në konflik në Lindjen e Mesme./Blitz.al/

Komento
Shperndaje