Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjykata Kushtetuese shtyn vendimin për Shukri Xhelilin

Gjykata Kushtetuese shtyn vendimin për Shukri Xhelilin
July 12
15:03 2016

Gjykata Kushtetuese ka shtyrë seancën gjyqësore për Shukri Xhelilin, pasi ka vendosur të administrojë pamjet filmike të video-skandalit, ku ish-kryebashkiaku i Dibrës kërkonte favore seksuale ndaj një vajze.

Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Kushtetueses, ku po shqyrtohet kërkesa e Xhelilit për të rrëzuar vendimin e Këshillit të Ministrave që e shkarkon atë nga detyra.

Gjykata Kushtetuese ka caktuar datën 19 korrik për marrjen e vendimit përfundimtar pas administrimit të videos dhe kontratës së punësimit të vajzës.

Në sallë ka qenë i pranishëm vetëm avokati i të akuzuarit Xhelili, i cili ka kërkuar rikthimin e ish-kryebashkiakut në detyrë.

Xhelili u shkarkua nga detyra pak muaj më parë pas publikimit të një videoje, ku 56-vjeçari i kërkonte favore seksuale një 20-vjeçareje në këmbim të një vendi pune.

Shperndaje