Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjykata Kushtetuese pezullon ligjin e Vettingut, ia delegon Venecias

Gjykata Kushtetuese pezullon ligjin e Vettingut, ia delegon Venecias
October 25
13:24 2016

Kushtetuesja ka marrë në konsideratë kërkesën e Partisë Demokratike duke pezulluar ligjin e Vettingut, të cilin e konsideron si antikushtetues pasi i mundëson qeverisë kontroll politik mbi organet përgjegjëse për pastërtinë e gjyqësorit.

Ligji i Vettingut u ankimua nga Partia Demokratike, e cila kërkoi shpalljen antikushtetuese të tij. Pritet që në vijim të shqyrtohet edhe kërkesa e dytë e opozitës, ajo e kushtetueshmërisë së ligjit.

Në vijim, Gjykata Kushtetuese do t’i drejtohet Komisionit të Venecias për të marrë një opinion përfundimtar, që Venecia të vlerësojë nëse Kushtetuesja është kompetente për të shqyrtuar Vettingun si mënyrë për të shmangur ndonjë konflikt interesi të mundshëm.

Ligji i Vettingut hyri në fuqi në fillim të muajit tetor. Ai u miratua në seancën e 30 gushtit, vetëm me votat e mazhorancës. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje