Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjykata jep vendimin, 126 vite burg për 9 xhihadistët

Gjykata jep vendimin, 126 vite burg për 9 xhihadistët
May 03
22:44 2016

Gjatë mbrëmjes së sotme, Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë vendimin për 9 shtetasit e akuzuar për rekrutim të besimtarëve shqiptarë dhe dërgimin e tyre për të luftuar në Siri. Nëntë të akuzuarit janë dënuar në total me 126 vite burg.

Konkretisht:

  • 17 vjet burg për Genci Abdurrahim Balla (i vetëshpallur imam i xhamisë së Unazës së Re)
  • 18 vjet burg për Bujar Hysan (i vetëshpallur imam i xhamisë së Mëzezit),
  • 17 vjet burg për Gert Pashja,
  • 13 vjet burg për Verdi Morava,
  • 13 vjet burg për Orion Reci,
  • 16 vjet burg për Zeqir Imeri,
  • 12 vjet burg për Fadil Myslimani,
  • 13 vjet burg  për Edmond Balla,
  • 7 vjet burg për Astrit Tola.

Ky vendim i gjykatës u cilësua si “turp për Shqipërinë” nga avokati i një prej të akuzuarve, Orion Reci. Gjatë zhvillimit të seancës, të pandehurit reaguan ashpër dhe përmendën terma të Kuranit. Ata iu drejtuan trupit gjykues me fjalët: “Shumë shpejt ju keni për ta marrë dënimin”. Situata u paraqit e tensionuar edhe në ambientet e jashtme të gjykatës, ku të afërmit e të dënuarve kërcënuan gazetarët dhe kameramanët që të mos filmonin. U desh ndërhyrja e forcave “Shqiponja” për të qetësuar situatën.

Komento