Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjykata i refuzon lirimin, lihet në burg ish-ministri Ksera

Gjykata i refuzon lirimin, lihet në burg ish-ministri Ksera
April 02
14:38 2016

Gjykata e Lartë ka refuzuar të lirojë nga burgu ish-ministrin e Punës në qeverisë “Berisha”, Spiro Ksera, i cili do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve ndaj tij. Vendimi i Gjykatës së Lartë për të mos pranuar rekursin e ish-ministrit është marrë më 24 mars 2016 dhe është zbardhur në faqen e internetit të gjykatës këtë fundjavë.

Ai iu drejtua gjykatës më 9 mars 2016 me rekurs për ndryshimin e masës së sigurisë. Ish-ministri Ksera u arrestua më 29 janar në fshatin Derviçan të Gjirokastrës, nën akuzën e “vjedhjes dhe shpërdorimit të detyrës”, gjatë kohës që ka qenë në krye të Ministrisë së Punës.