Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjykata i dha masën “arrest shtëpie”, deputeti shqiptar shfaqet në Kuvend!

October 18
13:13 2017

 

Vendimet e Gjykatës janë të detyrueshme për t’u zbatuar nga çdo qytetar i një vendi, edhe nëse kjo prek deputetët apo ligjvënësit.

Ditën e djeshme, Gjykata Themelore në Prishtinë i komunikoi deputetit të NISMA masën e sigurisë, “arrest shtëpie”, por sot Zeka është shfaqur në Kuvend.

Deputeti ka marrë pjesë në një prej komisioneve të Kuvendit edhe pse e ka të ndaluar të dalë jashtë perimetrit të banesës.

Por avokati i tij, Gazmend Halilaj ka konfirmuar për media kosovare se Milaim Zeka ka leje speciale nga Gjykata për të marrë pjesë në mbledhjet e Kuvendit.

Në këtë mbledhje po shqyrtohet raporti vjetor i Radio Televizionit të Kosovës, raporti vjetor i Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin si dhe raporti vjetor i Komisionit të Pavarur për Media. /Blitz.al/

Shperndaje