Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjykata e Tiranës shpall të pafajshme Inva Mulën

Gjykata e Tiranës shpall të pafajshme Inva Mulën
July 02
11:16 2016

Inva Mula shpallet e pafajshme.

Sipas asaj që raporton “BalkanWeb”, Gjykata e Tiranës i ka hedhur poshtë akuzat e ngritura për sopranon me famë ndërkombëtare, e cila akuzohej për plagjiaturë.

Inva Mula ishte në gjyq përballë shtetasit Fatmir Çepani, personi që ka filmuar momentet e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës, në vitin 1991.
Sipas këtij të fundit, në videon e këngës “Dhuratë për ditëlindje”, Mula ka shkelur të drejtat e autorit, duke përdorur sekuenca nga rrëzimi i bustit, pa leje.

Ishte gjyqtari Artan Gjermeni ai që firmosi vendimin se nuk kishte asnjë element të veprës penale në veprimet e të akuzuarës Inva Mula.

Komento