Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjykata e Tiranës jep masën për grabitësit e bankës në ish-Bllok

September 03
12:37 2016

Roland Liti

Ditën e sotme, Gjykata Tiranës ka dhënë masën për të dyshuarit e grabitjes së  një banke të nivelit të dytë në zonën e ish-Bllokut.

Ndërkohë që për të dyshuarin kryesor Roland Liti dhe për Alan Babamaton është vendosur “arrest në burg”, për Robert Kullën, i cili ishte i pari që u përball me vendimin, “30 ditë burg”.

Sipas asaj që raporton “Balkanweb”, Liti i ka mohuar akuzat ndaj tij, duke u shprehur se gjatë grabitjes së bankës ai ka qenë në shtëpi, pasi kishte ditëlindjen e vajzës.

Kujtojmë se më datë 6 gusht 2016, grabitësit morën 20 milionë lekë të reja, duke çarë murin e bankës. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje