Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjykata e Tiranës: 1 vit burg për grabitëset e supermarketit

Gjykata e Tiranës: 1 vit burg për grabitëset e supermarketit
April 17
10:55 2016

Më 20 janar të këtij viti, një 30-vjeçare dhe mbesa e saj 22-vjeçare janë arrestuar pasi janë kapur nga kamerat e sigurisë të një supermarketi duke vjedhur produkte kozmetike dhe ushqimore. Para gjykatës, të dyja të pandehurat janë vetëmbrojtur duke thënë se nuk e kishin për qëllim vjedhjen, ato thjesht kishin harruar t’i kalonin produktet në kasë.

Dëshmia e tyre nuk është marrë për bazë nga prokuroria, sepse kjo e fundit tha se sjellja e tyre, bashkuar me fshehjen e produkteve nëpër çanta, janë mjaftueshëm të dukshme për të rrëzuar argumentin e tyre.

Konkretisht gjykata ka dënuar të dyja shtetaset me nga një vit burg.

Komento