Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjykata e liroi, Gëzime Hoxha: I kam lënë Zotin! Pedofili e mashtroi time bijë me një qese me fara

Gjykata e liroi, Gëzime Hoxha: I kam lënë Zotin! Pedofili e mashtroi time bijë me një qese me fara
April 20
11:04 2016

Pas vendimit të gjykatës për të liruar shtetasin Petrit Ç., i cili u akuza fillimisht për kryerje të veprimeve të turpshme me një të mitur, ka reaguar nëna e 5-vjeçares, shtetësja Gëzime Hoxha. Nëna e tre fëmijëve tha për “Gazeta Shqiptare” se vendimi i gjykatës ishte skandaloz dhe, sipas saj, trupi gjykues nuk ka marrë parasysh të dhënat nga dëshmitarët e ngjarjes.

“Po rris tre fëmijë jetimë dhe nuk kam para për të shkuar e trokitur në dyert e gjykatave. Gjyqtarëve që lanë të lirë personin që abuzoi seksualisht me time bijë u kam lënë Zotin”, – ka deklaruar ajo.

Më tej, shtetësja Hoxha ka akuzuar fqinjin e saj se ka mashtruar të bijën me një qese me fara dhe gjëra të tjera që ai kishte blerë në dyqan.

“E ka joshur dhe më pas e ka dërguar te bodrumi i pallatit. Në bodrum ai mbante një divan, ku ka kryer vepra të turpshme (nuk m’i nxë goja t’i them) me vajzën time të mitur. Ishin komshinjtë që më njoftuan. Unë e pyeta vajzën në shtëpi dhe më tregoi për veprimet e tij. Më pas ajo kishte frikë të dilte jashtë derës së shtëpisë. Unë menjëherë shkova dhe bëra denoncimin në polici”, – është shprehur Gëzime Hoxha.

Komento
Etiketimet
Shperndaje