Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjykata e Lartë lë në burg Ilia Çabirin

Gjykata e Lartë lë në burg Ilia Çabirin
October 05
15:29 2016

Nga Anduena llabani

Vendimi për 40 ha tokë, ryshfeti prej 50 mijë eurosh gjyqtares, gjykata lë në burg Ilia Çabirin.

Në një seancë me dyer të mbyllura, Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka marrë vendimin të lërë në burg Ilia Çabirin, personin e vënë nën akuzë se në këmbim të një vendimi për 40 hektarë tokë, i ofroi një gjyqtareje 50 mijë euro. Gjykata rrëzoi gjithashtu edhe kërkesën e palës mbrojtëse për pavlefshmërinë e përgjimeve.

Pas seancës, avokati Ndue Pjetra deklaroi se historia është stisur dhe se i përfshirë në këtë histori shantazhi është edhe një oficer i policisë gjyqësore.

Ndue Pjetra (avokat):

“Ilia Çabiri sot gëzon statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë dhe është një nga tre të arrestuarit për ryshfetin e 50 mijë eurove dhënë gjyqtares Majlinda Andrea.

Pas hetimeve rezultoi se Petraq Dashi ka nënshkruar një kontratë fiktive me të dyshuarit Ilia Çabiri dhe Eleni Lino, në bazë të të cilës ai deklaron se u huazon shumën prej 50 mijë eurosh. Shumë e cila pretendohet t’i jetë dorëzuar bashkëshortit të gjyqtares së Gjykatës së Lartë, Odhise Andrea, i shpallur në kërkim, me qëllim dhënien e vendimit në favor të të dyshuarve Çabiri dhe Lino”./Blitz.al/

v2 v1

Shperndaje