Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjykata e krimeve të rënda, zgjat me 3 muaj hetimet për  “Çështjen Tahiri”

Gjykata e krimeve të rënda, zgjat me 3 muaj hetimet për  “Çështjen Tahiri”
January 22
15:51 2018

Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur sot që të zgjasë me tre muaj hetimet për çështjen “Tahiri”. Ky vendim i Gjykatës vjen pas kërkesës së Prokurorisë për të vijuar më tej hetimet, pasi afati 3-mujor i vendosur më herët ka përfunduar.

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri hetohet si një i dyshuar që ka lidhje me të akuzuarit Habilaj për trafik droge .

Së fundmi, ish-ministrit iu rikthye pasaporta nga Gjykata e Apelit për Krimeve të Rënda. Por Apeli i Krimeve të Rënda rrëzoi vendimin e Shkallës së Parë, duke i lejuar Saimir Tahirit të drejtën për të udhëtuar jashtë shtetit. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje