Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjykata e Krimeve të Rënda, “arrest me burg” për Emiljano Shullazin

Gjykata e Krimeve të Rënda, “arrest me burg” për Emiljano Shullazin
April 20
09:29 2016

Në seancën e ditës së sotme, Gjykata e Krimeve të Rënda caktoi masën e sigurisë “arrest me burg” për Emiljano Shullazin. Me përfundim e saj do të zhvillohet seanca për masën e sigurisë për Blerim Shullazin dhe Gilmando Danin.

Kjo seancë gjyqësore u zhvillua pas shtyrjes të seancës së djeshme për shkak të ngarkesës në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ku ndërkohë po zhvillohej seanca për imamët e akuzuar për rekrutim xhihadistësh.

Një ditë më parë, Prokuroria e Krimeve të Rënda bëri me dije se ka kërkuar caktimin e masës së sigurisë “arrest me burg” për tre personat e e ndaluar me akuzat e gjobëvënies.

Emiljano Shullazi së bashku me “bandën” e tij akuzohen se kanë kryer 6 vepra penale në më shumë se 15 raste të përsëritura. Shullazi dyshohet se është kreu i i një “bande” që vijon aktivitetin e saj kriminal, për të realizuar marrjen e përfitimeve të padrejta përmes kanosjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike. Referuar dosjes, ai bashkë me “bandën” akuzohen se kanë vendosur gjoba dhe kanë përfituar shuma të mëdha parash nga biznesmenë të njohur shqiptarë.

Komento