Gjykata e Krimeve të Rënda lë masën “arrest shtëpie” për Saimir Tahirin

May 15
12:55
2018
Pas pothuajse 2 orëve në Gjykatën e Krimeve të rënda, ajo ka rrëzuar kërkesën për heqjen e masës së sigurisë për Saimir Tahirin duke lënë masën arrest shtëpie .
Në një prononcim për mediat avokati i ish-ministrit Maks Haxhia u shpreh se nuk u paraqitën prova të reja, dhe nuk kishte asnjë provë që e implikon. Ai gjithashtu tha se kjo masë është shumë ekstreme sepse nuk ka fakte dhe prova. Haxhia tregoi se skafi që udhëtoi Tahiri në Greqi ka qenë me letra të rregullta dhe se ky vendim do të apelohet.
/Blitz.al/
Komento