Blitz | Kliko dhe Informohu

 Breaking News

Gjykata e Francës liron Ramush Haradinajn

Gjykata e Francës liron Ramush Haradinajn
April 27
08:29 2017

Gjykata e Colmar-it në Francë ka vendosur të lirojë kreun e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Vendimi ka ardhur në seancën e mëngjesit të sotëm.

“Është refuzuar kërkesa për ekstradimin tim në Serbi dhe tani jam i lirë. Shpresoj që të kthehem që sot në Kosovë. Janë humbur 4 muaj kohë, por në këtë përballje kanë fituar shqiptarët. Ka ndodhur ajo që duhej të ndodhte”,- mësohet se ka thënë për mediat Haradinaj menjëherë pas lirimit të tij.

Kujtojmë që Haradinaj është arrestuar nga policia franceze në datën 4 janar, pas një urdhër-arresti ndërkombëtar të lëshuar nga Serbia përmes Interpolit.

Prej atëherë ai është detyruar të qëndrojë brenda territorit francez në pritje të gjykimit përfundimtar, që ka ardhur pikërisht mëngjesin e sotëm.

Haradinaj është përmendur shpeshherë nga autoritetet serbe për krime lufte. Në seancat e kaluara, gjykata kishte thënë se ishte në pritje të dokumenteve nga Beogradi që e implikonin Haradinajn me krime lufte.

Por duket se ato që ka dorëzuar Beogradi zyrtar nuk kanë mjaftuar që Gjykata e Colmar-it të marrë vendim për një ekstradim të mundshëm të kreut të AAK-së në Serbi. /Blitz.al/

Share