Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjykata e Durrësit nuk i jep mandatin kandidates së PS për bashkinë!

Gjykata e Durrësit nuk i jep mandatin kandidates së PS për bashkinë!
July 17
14:24 2019

Ndryshe nga sa ka ndodhur deri më tani, teksa në shumicën e bashkive gjykatat e rretheve përkatëse kanë pranuar mandatin e kryebashkiakëve të rinj të PS nga zgjedhjet e 30 qershorit, një gjë e tillë nuk ka ndodhur me Gjykatën e Durrësit.

Kjo e fundit ka surprizuar ditën e sotme me vendimin për të mos pranuar mandatin e kryebashkiakes socialiste të dalë nga zgjedhjet pa garë, Valbona Sako.

Sako u shpall fituese më 30 qershor, teksa përballë kishte vetëm kandidaten e Bindjes Demokratike, pasi opozita vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhje. Socialistja kishte bërë kërkesën në Gjykatën e Durrësit për konfirmimin e mandatit 4-vjeçar, por ka marrë një përgjigje negative nga gjyqësori.
Në vendimin e saj, gjykata ka argumentuar se procesi zgjedhor i 30 qershorit nuk është i ligjshëm, pasi Bindja Demokratike është regjistruar jashtë afatit zyrtar, duke i bërë zgjedhjet nul. /Blitz.al/
Burimi: Balkanweb
Komento
Shperndaje