Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjykata e Durrësit burg pa afat pjesëtarëve të familjes Djaloshi

Gjykata e Durrësit burg pa afat pjesëtarëve të familjes Djaloshi
May 29
13:29 2016

Gjykata e Durrësit ka vendosur masën e sigurisë burg pa afat për pjesëtarët e familjes Djaloshi, pasi Arban Djaloshi ka pranuar se  ka vrarë të atin e tij. Ngjarja ka ndodhur më 18 mars në zonën e Manzës. Gjykata ka caktuar për bashkëshorten e viktimës , Bardhe Djaloshi dhe autorin e krimit Arban Djaloshi  masën” burg pa afat” ndërsa për vëllain Flavio është caktuar masa burg 40 ditor.

Shetasit e sipërpërmendur janë arrestuar ditën e mërkurë për vrasjen e babait Mirosh Djaloshi. Ditën e premte Arbani ka pranuar krimin përballë gjykatës duke rrëfyer se e ka goditur të atin me sende të forta pasi ndodhte që viktima ushtronte dhunë ndaj nënës së tij.

Komento
Shperndaje