Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjykata e dënon me 40 vite burg, dogji me ujë të përvëluar çiftin homoseksual

Gjykata e dënon me 40 vite burg, dogji me ujë të përvëluar çiftin homoseksual
August 25
20:25 2016

Një gjykatës këtë të mërkurë ka dënuar me 40 vite burg një burrë nga Gjeorgjia pasi ky i fundit ka hedhur ujë të përvëluar mbi një çift homoseksualësh. Mjekët kanë pohuar se dy meshkujt kanë pësuar djegie të rënda dhe kanë patur nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

Sipas gjykatësit, 48-vjeçari Martin Blackwell është sjellë në mënyrë të pashpirt dhe prova e këtij qëllimi të keq ishte përdorimi i ujit të përvëluar mbi dy personat; Anthony Gooden dhe Marquez Tolbert. Blackwell prej vitesh jetonte në një apartament me të dashurën e tij Kim Foster. Një nga personat e dëmtuar, Tolbert është pikërisht i biri i Kim, të cilin Blackwell e kishte gjetur duke fjetur me të dashurin. Sipas dëshmisë së djaloshit pasi 48-vjeçari i kishte djegur me ujë të përvëluar i kishte kërkuar të dilte jashtë nga shtëpia.

Gjeorgjia  nuk ka një ligj që dënon urrejtjen megjithatë gjykata e ka dënuar të arrestuarin me 40 vite burg. Sipas avokatit të palës mbrojtëse, nuk bëhej fjalë për urrejtje por për një kulturë të vjetër shkollimi.Mjekët janë shprehur se  Gooden u shtrua për rreth një muaj në spital dhe për dy javë ka qenë në koma. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje