Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjykata e Beratit: Fëmijës ka nevojë t’i rrish me legenin me ujë nga mbrapa

June 28
13:19 2016

...

Një zgjidhje martese që po gjykohet nga Gjykata e Shkallës së Parë Berat është bërë publike në media për shkak të gjuhës jo formale të përdorur në dokumente zyrtare, e shoqëruar me gabime të shumta drejtshkrimore.

Në paragraf-vendimin për fëmijën 3-vjeçar të çiftit, gjykata e trajton çështjen familjare si një situatë qesharake. Ajo shprehet për pretendimin “luks” të paditësit që kërkon të marrë dy ditë në javë fëmijën, që sipas gjykatës ka nevojë t’i rrish me legen me ujë nga mbrapa.

“Gjykata këtë pretendim të bërë nga pala paditese… e konsideron një pretendim “luksi ” nga ana e tij. Paditësi kërkon që ta marrë çdo javë këtë fëmijë për çdo ditë të premte nga ora 15.00 deri të dielën 10.00 pra ta mbajë pranë banesës së vet dy ditë në javë. Gjykata shprehet pretendim “luksi ” për arsye se fëmija i mitur… i dt1.28.09.2012, pra është fëmijë tepër i mitur, s’ka plotësuar akoma moshën 3-vjeçare i cili në këtë moshë tepër delikate të tij ka nevojë për shërbim dhe kujdesje të nënës .”Pra është një fëmijë e shprehur me “shqip “, ka nevojë që t’i rrish me legenin me ujë nga mrapa”, citohet në vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë Berat.

Burimi: NewsBomb

Komento
Etiketimet
Shperndaje