Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjykata e Apelit lë në arrest shtëpie kryebashkiakun e Kavajës

Gjykata e Apelit lë në arrest shtëpie kryebashkiakun e Kavajës
July 04
13:49 2016

Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi masën “arrest shtëpie”  ndaj kryetarit të bashkisë së Kavajës. Elvis Rroshi ka apeluar vendimin në Gjykatën e Apelit Tiranë para pak ditësh për heqjen e masës së sigurisë dhe rikthimin në detyrë. Në seancën e mbajtur në muajin qershor, Gjykata e Tiranës caktoi masën “arrest shtëpiak” ndaj kryebashkiakut mbi akuzën e falsifikimit të formularit të vetëdeklarimit në kuadër të ligjit të dekriminalizimit.

Sipas prokurorisë, Rroshi ka fshehur dënimet në Zvicër dhe Itali dhe është konsideruar  i dyshuar për konsumimin e veprës penale “Falsifikim i vulave, stampave dhe formularëve”, në plotësimin e formularit të dekriminalizimit.

Këto akuza, kreu i bashkisë Kavajë i hodhi poshtë duke i cilësuar sulm politik. Nga hetimet e bëra deri tani thuhet se Roshi ka përdorur 5 identitete të ndryshme në disa vende të Europës si: Rroshi Ervin, Rroshi Elvis, Hallulli Baskim, Rroshi Enver, Prroshi Enver.

 

Shperndaje