Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjoba për përdorimin e celularit në automjet, Tahiri: Përbëjnë rrezik publik

Gjoba për përdorimin e celularit në automjet, Tahiri: Përbëjnë rrezik publik
October 10
14:10 2016

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka bërë të ditur ditën e sotme se pas fushatës së parë sensibilizuese për rripin e sigurimit, do të ndërmerret një tjetër fushatë. Fillimisht, ai vlerësoi pozitivisht aplikimin e gjobave për rripin e sigurimit, që ka shpëtuar 9 jetë njerëzish vetëm për muajin Tetor.

“Në një muaj janë 11 mijë gjoba që duken shumë por në total janë 3% e mjeteve që lëvizin në rrugët tona. Kemi bërë atë që nuk është bërë në 20 vite, për të respektuar rregullat e qarkullimit duke vendos rripin. Është masë e domosdoshme, policia rrugore do vijojë forcimin e kësaj norme. Me rëndësi është mundësia për të shpëtuar jetë, falë kësaj fushate kemi shpëtuar 9 jetë njerëzish vetëm këtë muaj, krahasuar me gushtin e këtij vitit apo shtatorin e një viti më parë.”

Më tej, ai bëri me dije se do të nisë fushata për ndalimin e përdorimit të celularit kur udhëtohet me makinë. Ai thekson se për shkak të përdorimit të celularit në makinë, vendi ynë humbet 300 jetë në vit: Do shtojmë masën e gjobës për përdorimin  e tel në automjet. Çdo person me celular në dorë duke i dhënë makinës është rrezik publik. /Blitz.al/