Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjithçka për kombëtaren! Tifozët iranianë nuk e lënë Cristiano Ronaldon të flejë gjumë…

Gjithçka për kombëtaren! Tifozët iranianë nuk e lënë Cristiano Ronaldon të flejë gjumë…
June 25
13:51 2018

Kombëtarja e Iranit do të përballet me një test shumë të vështirë ditën e sotme për të dalë nga grupi B. Të mundësh Portugalinë e Cristiano Ronaldos duket një mision i pamundur dhe tifozët po bëjnë gjithçka që munden për të ndihmuar ekipin e tyre.

Kjo përfshin përpjekjen që ata po bëjnë për ta lënë Cristiono Ronaldon pa gjumë, duke bërë zhurmë jashtë dhomës së tij të hotelit me vuvuzelë dhe me daulle. Ronaldo ka ruajtur një sjellje mjaft të mirë, duke dalë në dritare e duke i kërkuar të pushojnë.

Ndoshta deri diku ata ia arritën qëllimit mos ta linin të pushojë në maksimum, por kjo nuk do ta ndalë atë të ketë një superperformancë në përballjen e sotme.

 

/Blitz.al/

Komento
Shperndaje