Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjirokastër, sekuestrohen drogë, armë e bimë narkotike në proces tharje

Gjirokastër, sekuestrohen drogë, armë e bimë narkotike në proces tharje
November 02
09:44 2016

Nga Anduena Llabani

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër. Vijojnë operacionet për evidentimin dhe goditjen e vendeve të magazinimit të bimëve narkotike. Gjatë orëve të fundit janë zhvilluar dy operacione antikanabis: në Këlcyrë e Memaliaj.

Sekuestrohen drogë, armë e bimë narkotike në proces tharje.

Shpallen tre shtetas në kërkim.

Sekuestrohen 85 kg lëndë narkotike, 2.300 bimë narkotike në proces tharje, si dhe dy armë zjarri.

Në operacion, 70 forca policore të Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe të Stacionit të Policisë Këlcyrë.

Operacioni i parë u zhvillua në territorin e fshatit Panarit, të njësisë administrative Dishnicë, në vendin e quajtur “Sheshi i Gjatë”, ku u gjetën në një kasolle, në brendësi të pyllit, 1300 bimë të dyshuara narkotike të varura në proces tharje, si dhe një thes me rreth 10 kg me boçe të thara të dyshuar si narkotike.

Policia, mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, ka shpallur në kërkim policor një shtetas me inicialet S.D., si autor të dyshuar.

Operacioni i dytë u zhvillua në territorin e fshatit Izvor i vjetër, Memaliaj, ku u evidentua një kapanon brenda të cilit u gjetën një automatik, një pushkë, 8 thasë me lëndë narkotike me peshë rreth 75 kg, si dhe 1000 bimë në proces tharje.

Policia ka shpallur në kërkim si autorë të dyshuar shtetasit A.P. dhe M.O. nga fshati Izvor.

Një sasi e lëndës narkotike dhe armët e zjarrit janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Ndërsa bimët narkotike dhe pjesa tjetër e lëndës narkotike në të dy operacionet janë asgjësuar në vend me anë të djegies.

Po vijon puna për zbardhjen e plotë të këtyre rasteve, si dhe për kapjen e autorëve. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje