Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjirokastër, sekuestrohen 18.4 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva

Gjirokastër, sekuestrohen 18.4 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva
October 07
08:55 2016

Nga Anduena Llabani

Gjirokastër – Policia Kufitare Kakavijë në bashkëpunim me Sektorin për Narkotikët godasin një tjetër rast të trafikimit të lëndëve narkotike.

Sekuestrohen 18.4 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Arrestohen në flagrancë tre shtetas.

Në kuadër të planit të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e trafikimit të lëndëve narkotike, nga punonjësit e Policisë Kufitare që kryenin shërbim në vijën e gjelbër u evidentua dhe u godit një tjetër rast i trafikimit të lëndëve narkotike dhe konkretisht:

Në dalje të fshatit Vrisera, nga kontrolli i ushtruar nga punonjësit e policisë kufitare në mjetin tip “Nissan”, me targa AA 061OK , me drejtues shtetasin Paulin Brahimi dhe me pasagjerë shtetasit Kastriot Llupi dhe Vilson Rushi, u konstatuan disa pako poshtë kofanos së mjetit, në të cilat dyshohej se kishte lëndë narkotike.

Pas kontrollit të imtësishëm rezultoi se poshtë kofanos ndodheshin 10 pako të formave dhe përmasave të ndryshme, të mbështjella me natriban, brenda të cilave kishte lëndë të dyshuara narkotike Cannabis Sattiva.

Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Nga specialistët e Seksionit Kundër Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

Paulin Brahimi, 38 vjeç, banues në Gjirokastër.

Kastriot Llupi, 26 vjeç, banues në Gjirokastër.

Vilson Rushi, 25 vjeç, banues në Gjirokastër.

Materialet në ngarkim të këtyre shtetasve i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike, i kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 281/a/2 të Kodit Penal./Blitz.al/

image image image image

Shperndaje