Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjirokastër, shtëpia monument kulture rrezikon të shembet nga goditjet e tërmeteve

Gjirokastër, shtëpia monument kulture rrezikon të shembet nga goditjet e tërmeteve
October 16
12:04 2016

Lëkundjet e njëpasnjëshme të tërmeteve në Gjirokastër kanë shkaktuar mjaft dëme edhe te shtëpitë disa qindravjeçare të këtij qyteti. Në shtëpinë që është shpallur monument kulture e ku jetojnë 10 anëtarë të familjes Luka është ndezur alarmi. Kjo sepse gjatë natës shtëpia ka pësuar shembje dhe është kthyer në rrezik serioz për familjarët.

“Është gati për të rënë. Jetojmë 10 veta këtu. I lutemi shtetit të vërë dorën, sepse nuk mund të banosh më këtu. Kemi ndenjur tërë natën jashtë. Nëse nuk na ndihmon njeri do të rrimë te fusha duke hapur çadra, nuk kemi çfarë të bëjmë” – është shprehur kryefamiljari. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje