Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjirokastër, operacion antidrogë, arrestohet në flagrancë një shtetas

Gjirokastër, operacion antidrogë, arrestohet në flagrancë një shtetas
November 17
10:36 2016

Nga Anduena Llabani

Drejtoria Vendore e Policisë Gjirokastër.

Operacion antidrogë i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Gjirokastër.

Goditen 2 raste të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve në Gjirokastër.

Sekuestrohen 116 kg lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sattiva.

Arrestohet në flagrancë një shtetas, si dhe shpallet në kërkim një tjetër.

U arrestua në flagrancë shtetasi:

Ilir Jemini, 46 vjeç , banues në Gjirokastër.

Si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit E.J.

Në vijim të punës për goditjen e prodhimit, mbajtjes dhe trafikimit të lëndëve narkotike, si dhe mbi bazën e informacioneve të marra në rrugë operative, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve kanë ushtruar kontroll në banesën e shtetasit Ilir Jemini, në lagjen “Zinxhira”, Gjirokastër, ku si rezultat i kontrollit u gjet një qese plastike me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, me peshë rreth 6 kg.

Gjithashtu, nga kontrolli i ushtruar në afërsi të banesës së shtetasit E.J., në lagjen “Zinxhira”, Gjirokastër, u gjetën 12 thasë me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis Sattiva, me peshë totale 110 kg.

15126179_10210841295219019_2128572473_o

15133692_10210841295379023_900032998_o

Shtetasi E.J. u shpall në kërkim dhe vijon puna nga ana e policisë për kapjen e tij. /Blitz.al/

Komento
Shperndaje