Blitz

 Breaking News

Gjirokastër/ Hidhet nga 40 m lartësi nga ura e ‘Ali Pashës’, ndërron jetë 70-vjeçari

Gjirokastër/ Hidhet nga 40 m lartësi nga ura e ‘Ali Pashës’, ndërron jetë 70-vjeçari
January 19
10:58 2020

Një ngjarje vërtetë e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në qytetin e Gjirokastrës, ku një 70-vjeçar është hedhur nga ura e ‘Ali Pashës’ dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Ngjarja ka ndodhur në lagjen e njohur me emrin “Dunavat”.

“BalkanWeb” raporton  se i moshuari, Servet Koçiu, është hedhur nga ura me një lartësi prej 40 metrash, ndërsa ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes.

Nuk dihen ende motivet që e shtynë viktimën të ndërmerrte aktin ekstrem dhe policia është duke hetuar të gjitha shkaqet e mundshme. Më shumë informacione do të ketë në orët në vazhdim. /Blitz.al/

Share