Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjirokastër- Arrestohen 2 punonjës të policisë, merrnin 400 € për kalim të paligjshëm të kufirit

Gjirokastër- Arrestohen 2 punonjës të policisë, merrnin 400 € për kalim të paligjshëm të kufirit
December 14
19:45 2017

Dy punonjës të policisë kufitare në Gjirokastër janë arrestuar nga uniformat blu pasi akuzohen për trafikim të qenieve njërzore, për dhënie ndihme për kalim të paligjshëm të kufirit, shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv. Thuhet se zyrtarët e policisë kanë ndihmuar të kalonin kufirin persona që e kanë patur të pamundur kalimin në zonën Shengen për shkak të problemeve me afatet e shkelura kohore, apo mos përmbushjen e kushteve të kalimit të lirë, në këmbim të pagesave, që varionin nga 300 në 400 euro.

NJOFTIMI I POLICISE
Finalizohet operacioni ‘Green border’ – SHÇBA arreston 2 punonjës të Policisë Kufitare dhe 1 shtetas, për dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, shpërdorim detyre dhe korrupsion pasiv
Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër kanë goditur një rrjet të trafikimit të qenieve njerëzore, mes tyre edhe punonjës policie.

SHÇBA kishte regjistruar një procedim penal prej disa muajsh, mbi bazën e informacioneve që kishte siguruar për kalimin e shtetasve shqiptare dhe të huaj, përmes kufirit të gjelbër drejt Greqisë në mënyrë ilegale. Pas një hetimi me metoda speciale u bë e mundur të identifikohej dhe dokumentohej ky aktivitet kriminal.
Ditën e sotme, strukturat e SHÇBA kanë arrestuar në flagrancë:
– Timo Ciko, 50 vjeç, shef i ruajtjes së kufirit të gjelbër, në Drejtorinë e Policisë Kufitare Gjirokastër;
– Bledar Duçka, 43 vjeç, trup shërbimi për kufirin e gjelbër, në Drejtorinë e Policisë Kufitare Gjirokastër;
– Shpëtim Brakaj, 41 vjeç, nga Fieri.

PAGESAT
Kundrejt pagesave që varionin nga 300 deri në 400 euro për çdo person, të siguruar nga shtetasi Brakaj, punonjësit e Policisë në vijën kufitare, siguronin kushtet për të kaluar drejt vendit fqinj në mënyrë ilegale pa kryer procedurat ligjore.Sipas Balkanweb personat që kalonin përmes pagesave tek rrjeti i dyshuar i trafikuesve, e kishin të pamundur të udhëtonin në zonën Shengen për shkak të problemeve me afatet e shkelura kohore, apo mos përmbushjen e kushteve të kalimit të lirë. Gjatë arrestimit në flagrancë, të ndaluarve u janë sekuestruar një sasi euro, lekë, dollar, telefona celularë dhe 1 automjet. Hetimi po vijon për zbulimin e personave të tjerë të implikuar.

 

Komento
Shperndaje