Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjesti i shqiponjës: FIFA nis hetimet për ndëshkim disiplinor ndaj Shaqirit dhe Xhakës!

Gjesti i shqiponjës: FIFA nis hetimet për ndëshkim disiplinor ndaj Shaqirit dhe Xhakës!
June 24
09:00 2018

Ndonëse në Shqipëri e Kosovë, gjestet patriotike të dy lojëtarve shqiptarë të Zvicrës u përcollën me mjaft entuziasëm, e gjithë buja mediatike dhe diskurset raciale që janë mbajtur nga shqiptarët dhe serbët ka bërë që FIFA të reagojë.

Sipas “Balkanweb”,të dy lojtarët pas festave të tyre u fishkëllyen dhe u shanë në kor nga tifozët e Serbisë.

Në një deklaratë, FIFA ka thënë se komiteti i tyre disiplinor ka hapur tashmë procedime kundër Xhakës dhe Shaqirit.

“Në lidhje me të njëjtën ndeshje, janë hapur procedurat disiplinore kundër Federatës Serbe për turbullim të turmave dhe shfaqjen e mesazheve politike dhe fyese nga tifozët serbë”.

“Për më tepër, është hapur një hetim paraprak kundër trajnerit të ekipit kombëtar serb, Mladen Krstajic, për deklaratat e dyshuara të bëra pas ndeshjes së përmendur”, thuhet në njoftimin e FIFA-s, sërish sipas “Balkanweb”.

Komento
Shperndaje