Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjermania-qytetarëve të saj: Mblidhni rezerva ushqimore në rast emergjence kombëtare

Gjermania-qytetarëve të saj: Mblidhni rezerva ushqimore në rast emergjence kombëtare
August 23
11:01 2016

Për herë të parë që pas Luftës së Ftohtë, qeveria gjermane i ka këshilluar qytetarët e saj që të nisin grumbullimin e rezervave ushqimore për përdorim të tyre në rast emergjence kombëtare. Ky masë e ndërmarrë është cilësuar nga deputetët e opozitës si e panevojshme pasi situata nuk është kaq alarmante.

Konkretisht, qytetarët gjermanë janë këshilluar të ruajnë mjaftueshëm ujë për 10 ditë. Agjencia gjermane e lajmeve “ Frankfurter Allgemeine (FAZ)” shkruan në faqen e saj të internetit se ky koncept ishte përpiluar në një dokument 69 faqësh të Ministrisë së Brendshme gjermane.

Në dokument citohet se nuk ka gjasa për ndonjë sulm tjetër terrorist, megjithatë nuk mund të përjashtohet ndonjë kërcënim serioz i mundshëm në të ardhmen ndaj janë të nevojshme ndërmarrja e masave për mbrojtjen civile.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i qytetarëve gjermanë që filluan të ironizionin në “Tëitter” duke përdorur hashtagun “Hamsterkaeufe” (panik-blerje).

Gjermania ka ende rezerva të ushqimit,  p.sh. qumësht pluhur dhe fasule, të ruajtura  në vende të fshehta në rastin e ndonjë emergjence kombëtare. Këto inventarë kontrollohen dhe rinovohen rregullisht. /Blitz.al/

Etiketimet
Shperndaje