Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjermania pranë legalizimit të marijuanës

Gjermania pranë legalizimit të marijuanës
May 04
12:33 2016

Në një lajmërim të ministrit të shëndetësisë në Gjermani, Hermann Grohe,  vendi është gati për të legalizuar marijuanën për qëllime mjekësore brenda vitit tjetër.

Ai gjithashtu është shprehur se Gjermania do ta importojë marijuanën derisa ata të fillojnë ta rrisin vetë këtë bimë. “Objektivi ynë është që pacientët që janë me të vërtetë të sëmurë të mund të përfitojnë prej marijuanës. Edhe pse nuk dua të gjykoj vendimet e Bundestagu-t, besoj se ligji do të finalizohet në pranverën e 2017-s”.

Grohe ka shtuar se ai beson fort se marijuana nuk është një substancë aq “tragjike” sa mediat përpiqen ta reklamojnë, por gjithsesi, meqenëse nuk mund të jesh në kontroll të plotë të të gjithë qytetarëve të vendit, është mirë që të jepet vetëm nëpër farmaci dhe për kurime që me këshillat e mjekëve.

Ndoshta edhe Anglia do të ndjekë të njëjtin shembull, meqë ka mbetur debat i hapur?

Komento
Etiketimet
Shperndaje