Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjermania në ndjekje të një personi

Gjermania në ndjekje të një personi
December 22
09:38 2016

Personi që kreu atentatin terrorist 3 ditë më parë, ku humbën jetën 12 qytetarë gjermanë, është ende i lirë dhe në kërkim, edhe pse tashmë është identifikuar.

Anis Amri është nga Tunizia dhe po kërkohet nga të gjitha strukturat gjermane dhe Interpoli, me frikën edhe të ndonjë sulmi tjetër të mundshëm.

Mediat gjermane bëjnë me dije se mbrëmjen e djeshme është kontrolluar zona në kufi me Holandën pasi besohej se ai mund të ishte fshehur atje, por ka rezultuar e kotë.

Ndërkohë që mediat italiane shkruajnë se në vitin 2012, Amri ka qenë në një burg në Itali sepse ishte kapur me dokumente false.

3 ditë më parë, Anis u fut me një kamion në një qendër tregtare në prag Krishtlindjesh dhe shtypi 12 persona e më pas u arratis. Policia arrestoi një pakistanez si të dyshuar për sulmin, por rezultoi se ai ishte i pafajshëm. /Blitz.al/

Shperndaje