Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjermania nderon me çmim Edward Snowden

Gjermania nderon me çmim Edward Snowden
September 26
10:48 2016

Ish-kontraktori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë (NSA) në SHBA, Edward Snowden, i cili akuzohet për publikim të sekreteve amerikane, është nderuar me çmim nga gjermanët e qytetit Kassel.

“Glass of Reason”, çmimi me vlerë 10.000 euro, i është akorduar si vlerësim për guximin dhe ndërgjegjshmërinë e treguar, duke vënë në rrezik jetën e tij.

Aktualisht Edward Snowden ndodhet në Rusi, pas përfitimit të azilit dhënë nga presidenti Vladimir Putin. Në gusht 2014, ish-kontraktori i CIA-s mori leje qëndrimi 3-vjeçare për të jetuar në Rusi. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje