Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjermania e tronditur nga dy sulmet, shpërthen zemërimi ndaj kancelares: Merkel i ka duart me gjak

July 23
17:06 2016

...

Dy sulmet e shënuara gjatë kësaj jave në Gjermani kanë tronditur së tepërmi qytetarët vendas. Ditën e hënë, më 18 korrik, një refugjat adoleshent që kishte përfituar azil në Gjermani sulmoi pasagjerët në tren duke shkaktuar katër të plagosur, një familje nga Hong Kongu. Kjo ishte hera e parë që një refugjat, përfitues azili, kreu një sulm në emër të Shtetit Islamik. Një ditë më parë, më 22 korrik, një tjetër adoleshent afgan, që jetonte në Gjermani, sulmoi me armë në qendrën tregtare “Olympia-Einkaufszentrum”, Mynih, duke shkaktuar 9 viktima, mes tyre tre shqiptarë nga Kosova.

Krimet e rënda të shënuara brenda një kohe të shkurtër në Gjermani kanë shkaktuar zemërim. “Dikush pyeti: Çfarë do të ndodhë nëse shënohet një sulm terrorist? Ne të gjithë qeshëm duke menduar se kjo është e pamundur. Por tani mendojmë ndryshe. Sigurisht që kjo do të ndodhte një ditë. Dhe dje ndodhi për herë të dytë”, – është shprehur mjeku 25-vjeçar Erik për “Daily Mail”. Ai dha ndihmën e parë në sulmin e së hënës.

“Gjermanët nuk kanë asnjë ide për njerëzit që janë lejuar të futen në vendin e tyre si rezultat i politikave të ndjekura nga kancelarja Angela Merkel. Me mijëra sirianë që kanë kërkuar të përfitojnë azil kanë gënjyer për moshën e tyre, duke pretenduar se janë nën 18 vjeç dhe pa të afërm”, shkruan “Daily Mail”, përcjell Blitz.al.

Nga ana tjetër, “Express” rendit reagime të shumta të qytetarëve të shqetësuar dhe zemëruar me kancelaren e tyre. Skenat e tmerrshme në qytetin e tretë më të madh në Gjermani i kanë shtyrë gjermanët dhe kritikë të tjerë nëpër Europë të kërkojnë dorëheqjen e Merkelit.

Përdorues të shumtë të “Twitter”-it dhe rrjeteve të tjera sociale kanë shprehur zemëratën e tyre. “E kënaqur me vendimet më të fundit Angela Merkel?”; “Të afërmit e viktimave dhe plagosurve duhet të falënderojnë Angela Merkel për shkatërrimin e Gjermanisë”; “Angela Merkel duhet të largohet, pasi përbën rrezik për gjithë Europën”; “Angela Merkel ka gjak në duart e saj”; “Çfarë duhet bërë që Merkel të japë dorëheqjen nga detyra?”- janë vetëm disa prej reagimeve, përcjell Blitz.al.

Gjatë kësaj jave, ministri i Brendshëm i Gjermanisë paralajmëroi për sulmet terroriste që përbëjnë kërcënim serioz për vendin. Kjo deklaratë e tij erdhi pas asaj të kryeministrit francez Valls, i cili i bëri thirrje popullit francez të mësohet të jetojë me kërcënimin nga terrorizmi.

Pas sulmit të një dite më parë, policia po heton pretendimet se babai i autorit të sulmit, i cili punon taksist, e ka ndihmuar këtë të fundit duke joshur disa prej të rinjve, “viktima” të sulmit, të cilëve u ka sugjeruar një restorant ku hamburgeri shërbehej falas. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje