Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjermani, zjarr në një qendër azilantësh, humb jetën shtetasja shqiptare

Gjermani, zjarr në një qendër azilantësh, humb jetën shtetasja shqiptare
August 12
09:52 2017

Një refugjate shqiptare ka humbur jetën nga një zjarr që përfshiu qendrën e azilantëve në Gjermani.

Zjarri ra në katin e dytë të ndërtesës në Clemensheim të Bad Driburg-ut pasditen e të premtes, rreth orës 16:30.

Si pasojë e zjarrit ka gjetur vdekjen 28-vjeçarja shqiptare, ndërsa një grua tjetër ka pësuar lëndime të lehta, shkruan tag24.de.

Sipas zjarrfikësve, personi që ka pësuar lëndime ka qenë një e punësuar për sigurinë në qendër, e cila ka tentuar të ndihmojë banorët.

Gruaja është dërguar në spital pasi është asfiksuar nga gazi helmues i çliruar nga zjarri.

Mbi 100 persona të ekipeve shpëtimtare janë mobilizuar menjëherë, duke bërë evakuimin e personave në godinë.

Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, ndërsa hetimet do të hedhin më shumë dritë mbi ngjarjen.

Shperndaje