Blitz | Kliko dhe Informohu

 Lajmi Fundit

Gjermani, një i armatosur i gjakosur mbyllet në restorantin e tij

Gjermani, një i armatosur i gjakosur mbyllet në restorantin e tij
August 07
14:51 2016

Një person është parë të futet i armatosur në restorantin e tij në Saarbrücken, Gjermani. I identifikuar si Robert S. 43 vjeç, ai ka shkaktuar panik, pasi i mbuluar me gjak ka hyrë brenda restorantit “Dubrovnik” dhe duke rënkuar u kërkoi të gjithëve të dilnin jashtë, përcjell Blitz.al. Bëhet me dije se në atë çast i pranishëm ishte vetëm stafi i restorantit që është bindur menjëherë.

Gazeta gjermane “Bild” shkruan se i armatosuri ka telefonuar më pas të shoqen, e cila e shqetësuar ka vënë menjëherë në dijeni policinë. Burime të policisë kanë shkuar menjëherë në vendngjarje, ndërkohë që kanë nisur dhe negociatat.

Zëdhënësi i policies, Kurt Schëindling, tha për “AP” se nuk ka pengje dhe mendohet se incidenti nuk ka lidhje me terrorizmin. Dyshohet se 43-vjeçari ka probleme psikologjike. “Në maj 2015, çdo gjë dukej në rregull. Atë kohë, ai me bashkëshorten, ishin të ftuar në një emision, ku prezantuan restorantin e tyre. Por një vit më vonë, ai shkakton një operacion policor masiv”, – shkruan “Bild”. /Blitz.al/

Komento
Etiketimet
Shperndaje